Hidrografia e Republikës së Kosovës


Si në shumë vende të botës edhe në Kosovë shëndeti i njeriut dhe plotësimi i nevojave të tij është gjithnjë e më tepër i kërcënuar nga mungesa e ujërave të pastra. Mbrojtja, ruajtja dhe monitorimi i cilësisë së resurseve ujore është njëra prej sfidave me të mëdha mjedisore para shoqërisë sonë. Zhvillimi industrial, urbanizimi, bujqësia intensive janë vetëm disa prej faktorëve që ndikojnë në ndotjen e ujërave. Përkundër angazhimit të vazhdueshëm, shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve ujore dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve, ende mbetet një nga format e degradimit të resurseve tona ujore.

Për këtë arsye lindi nevoja e krijimit të një mjeti për menagjimin dhe monitorimin e përhershëm të të dhënave për resurset tona ujore. Andaj përmes financimit te qeverisë së Republikës së Kosovës u mundësua krijimi i Sistemit Informativ Ujor.

Monitorimin e ujërave të lumenjve në territorin e Republikës së Kosovës e bënë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Cilësia e këtyre lumenjve përcakohet në bazë të analizave fizike, kimike dhe metaleve të rënda. Rrjeti i monitorimit ka gjithsej 54 vendmostrime (stacion monitoruese). Parametrat fizik që aktualisht monitorohen janë 10 parametra fizikë (maten 11 herë në vit), 39 parametra kimik (maten 11 herë në vit) dhe 8 parametra të metaleve të rënda (maten 2 herë në vit).

Hidrografia e rrjedhave ujore të Kosovës ndahet në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepenci. Rrjedhat lumore të Kosovës derdhën në tre ujëmbledhës detarë: Deti i Zi, Deti Adriatik dhe Deti Egje. Në dimenzion të përgjithshëm ujërat ndahen në dy kategori kryesore:

- Ujërat Sipërfaqësor, dhe
- Ujërat Nëntokësor.


Përdor Gjeoportalin Ujor

Shiko të dhënat gjeohapsinore (GIS)

 Harta