Ujërat Sipërfaqësor (Lumenjët dhe pellgjet lumore)
Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km2, ndërsa vetëm akumulimet ekzistuese janë 569.690.00 m2. Nëntë lumenjtë më prurje me të mëdha brenda vitit gjenden në Pellgun e Drinit të Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit.
Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4 pellgje lumore:
- Drini i Bardhë,
- Ibri,
- Morava e Binçës, dhe
- Lepenci.
Rrjedhat lumore të Kosovës derdhën në tre ujëmbledhës detarë: Deti i Zi, Deti
Adriatik dhe Deti Egje. Lumenjtë kryesorë të cilët i përkasin ujëmbledhësit të Detit të Zi
janë: Ibri, Sitnica me degët; (Llapi, Drenica), dhe Morava e Binçës.
Detit Adriatik i përkasin: Drini i Bardhë me degët (Lumëbardhi i Pejës, Lumëbardhi i
Deçanit, Lumëbardhi i Prizrenit, Lumi i Klinës, Ereniku, Mirusha, Toplluha dhe Plava).
Ndërsa Lumi i Lepencit me degën kryesore (Nerodime) i përkasin Detit Egje. Vija
ujëndarëse (pellgje ujëmbledhëse), kanë rrjedhje në drejtime të ndryshme. Koeficienti
rrjedhës sillet prej 3.93 l/sec/km2 (Morava e Binçës) deri 42.46 l/sec/km2 (Lumëbardhi i Deçanit). Drini i Bardhë ka gjatësisë më të madhe në kilometra brenda territorit të Kosovës me
122
km
, ndërsa Lumëbardhi i Prizrenit më të vogël me 31 km.
Rrjeti hidrometrik përbëhet nga një numër i stacioneve matëse nëpër lumenjë ku kryhen
matje të vazhdueshme kualitative dhe të koordinuara mbi vëllimin e ujit duke përfshirë
edhe parametrat fiziko-kimik të lumenjëve.
Ky rrjet ka filluar së funksionuari në vitin 2003, me implementimin e projektit për
rehabilitimin e rrjetit hidrometeorologjik të Kosovës, me donacion nga AER-i.
Në kuadër të këtij projekti janë vendosur 22 stacione hidrometrike.
Në këto pika matëse fillimisht janë vendosur sensorët digjital të cilët e regjistrojnë
nivelin e ujit dhe disa parametra tjerë fiziko-kimik në mënyrë permanente. Gjatë vitit
2007 është implementuar projekti për rehabilitimin e përgjithshëm të rrjetit
hidrometrik të Kosovës përmes së cilit fillimisht po monitorohen ujërat sipërfaqësorë,
ndërsa në fazat tjera pritet të monitorohen edhe ujërat nëntokësor. Në këto stacione matën
Niveli (h) dhe Prurja (Q).
Rezervat e ujërave sipërfaqësorë janë të kufizuara dhe gjenden kryesisht në pjesën
perëndimore të Kosovës, ku edhe rezervat e ujërave sipërfaqësore janë më të mëdha, në
krahasim me pjesën lindore me rezerva të pakta dhe pjesën jug-lindore ku nevojat për
ujë janë shumë të mëdha. Për të plotësuar nevojat për ujë të pijshëm, ujitje, peshkim, turizëm dhe për prodhimin e
energjisë elektrike, në shumë vende janë ndërtuar diga për të grumbulluar ujin e
përrenjve dhe lumenjve, gjatë stinëve me prurje të mëdha dhe për ta përdorur atë gjatë
stinëve kur reshjet janë shumë të vogla dhe kërkesa është më e madhe.
Kosova ka numër të vogël të liqeneve natyrore. Kosova ka disa akumulacione
sipërfaqësore ose sikur njihen ndryshe
liqene artificiale (Batllava, Gazivoda, Radoniqi,
Përlepnica dhe Badovci)
, si dhe një numër të liqenëve të vegjël për ujitje.
Në territorin e Kosovës, sipas Master Planit të ujërave (1983) janë paraparë të ndërtohen
edhe njëzet akumulacione sipërfaqësore të ujit si dhe një numër i mikro-akumulacioneve.
Ju mund të gjeni të dhëna të detajuara tabelare dhe përshkruese rreth ujërave sipërfaqësor në raportin përfundimtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik
në kuadër të projektit "Prurjet Vjetore të Inerteve nga Lumenjët Kryesorë të Kosovës" i vitit 2018.