Zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqënjes sociale janë kushtimisht të lidhura me resurset natyrore, që i posedon një shoqëri.
Menagjimi i mirë i shfrytëzimit të resurseve parandalon vështirësitë ekonomiko-sociale, e mbi të gjitha katastrofat natyrore
që vijnë si rrjedhojë i ndotjes apo keqmenagjimit të atyre resurseve.
Siç e dijmë nga të gjitha pasuritë natyrore, uji është më i rëndësishmi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të një shoqërie.
Menagjimi i qëndrueshëm i shfrytëzimit të burimeve ujore dhe produkteve të saj (zhavorrit) është i vështirë, sepse kërkon infrastrukturë
dhe një staf të tërë me profesionist teknik, hidrograf, gjeodet dhe administrues ekzekutiv, që monitorojnë të dhënat mbi cilësinë dhe sasinë
e ujit në dispozicion. Andaj baza për marrjen e vendimeve të mëdha është një tablo e cila përmbanë të gjitha të dhënat e resurseve nacionale ujore.
Këtë tablo e realizon Sistemi Informativ Ujor.
Krijimi, ruajtja dhe ripërpunimi i sigurtë i informacionit, aktualisht është i lidhur ngusht me trendet teknologjike nëpër botë. I gjithë procesi i
organizimit të punës në përmasa të mëdha, realizohet në sisteme të avancuara softuerike të cilat mundësojnë përpunimin dhe manipulimin e lehtë me
të dhëna të shumta nga fusha të ndryshme. Si rezultat administratat e strukturave publike dhe private janë më efiqente në punën e përditshme me
të dhëna, dhe kanë siguri të përherëshme në ruajtjen e atyre të dhënave. Prandaj Sistemi Informativ Ujor është krijuar me qellim që të ofroj siguri për të
dhënat, dhe funksionalitet për përdoruesit.
Sistemi Informativ Ujor (SIU) është databazë shtetërore për qeverisje me të dhënat e përgjithëshme mbi resurset ujore të shtetit.
Ky sistem ka për qellim të mundësoj ruajtjen, përpunimin dhe prezantimin e dokumentacionit bazë të të dhënave ekzistuese dhe të dhënave të grumbulluara
në vazhdimësi nga terreni për ujërat e shfrytëzueshëm të Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës me të gjitha administratat shtetërore ka përjetuar dhe vazhdon të ketë ndryshime rrënjësorë në mënyren se si organizohet puna, veçanarisht
të dhënat nga sektorë të ndryshëm, duke filluar nga regjistri i popullsisë, pronave, minierave dhe të dhëna të tjera statistikore me rëndësi jetike.
Edhe ujrat e shtetit tash e kanë një platformë institucionale dhe rregullative e cila përbëhet nga 11 komponente të cilat konceptualisht e përbëjnë Kadastrin e Ujërave.
Sistemi do të sigurojë funksionimin e tri shtyllave kryesore në nivel kombëtar:
Sistemi Informativ Ujor është modern dhe ofron ruajtjen e sigurtë të të dhënave. Sistemi ka një strukturë të avancuar enkriptimi të të dhënave, e cila e mbron
nga tentimet ilegale të përdoruesve të jashtëm. Leja për çasje në sistem, ipet vetëm nga përsonat me autorizim. Sistemi është i dizajnuar t’i ruaj të dhënat për
përdorime të ardhëshme përmes të cilit autoritetet përkatëse mund të bëjnë vendim-planifikime në ndërtim të infrastrukturës së nevojshme në terren, licencim të palëve të interesit,
dhe monitorim ekologjik të mjedisit.
Përdoruesit e jashtëm mund të kenë çasje vetëm në gjeoportalin ujor, përmes të cilit mund të shihet shtrirja gjeohapsinore e ujrave të kategorive të ndryshme.
Si përfundim, vlenë të përmendet që sistemi mbështetë të gjitha llojet e paisjeve si, telefona të mençur, tablet, apo kompjuter në mënyrë që të ju ofroj përdoruesve mundësi
për çasje në çdo kohë. Në anën tjetër ndërveprimi me aplikacion është i lehtë dhe i kuptueshëm falë dizajnit interaktiv.