DMMU - Divizioni për Mbrojtje nga Ndotja Industriale


Detyrat dhe përgjegjësitë

Në përputhje me nenin 10 të Rregullores (QRK) Nr.05/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale janë:

  • Responsibility1;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për lëmit e cekura më lartë, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me legjislacionin e BE-së;
  • Kryen aktivitetet profesionale dhe administrative lidhur me zbatimin e procedurave të VNM-ës, VSM-ës dhe Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të ndotjes;
  • Shqyrton aplikacionet dhe përgaditë propozim vendimet për Pëlqim Mjedisor, për Leje Mjedisore të Integruar (LMI) dhe Leje Mjedisore;
  • Përgatitë udhëzues për zbatimin më efikas të legjislacionit në fuqi për fushëveprimin e Divizionit;
  • Monitoron implementimin e të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për mjedis dhe ndryshime klimatike dhe raporton përshtatshmërisht;
  • Përcjellë gjendjen mjedisore dhe koordinon aktivitetet për zbatimin e strategjive, planeve të veprimit në mjedis, programeve dhe projekteve për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike;
  • Bashkëpunon me akterët relevantë vendor dhe ndërkombëtar për zhvillimin e aktiviteteve;
  • Përgatit përgjigje dhe raporte me shkrim për kërkesat që kanë të bëjnë me lëmit e lartcekura.

Kuadri ligjor për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale përbëhet nga:

  • Legjislacioni primar:
    • Ligji Nr. 03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit, GZRK Nr. 50 / 6. 04.2009.
    • Ligji Nr.03/L-160 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja. GZRK Nr. 67 / 29.03. 2010.
    • Ligji Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, GZRK Nr. 83 / 29. 10. 2010.
    • Ligji nr. 03/l-230 pёr Vlerësimin Strategjik Mjedisor, GZRK Nr.83 / 29.10.
    • Ligji Nr. 03/L-043 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, GZRK Nr. 52 / 8. 05. 2009.
  • Legjislacioni sekondar:
    • Njëzet e kater (24) Udhëzime Administrative të MMPH-së dhe QRK-së.
  • Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
    • Strategjia për Cilësinë e Ajrit - 2013-2022.
    • Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit - 2018-2020.
    • Draft Strategjia për Ndryshime Klimatike - 2019-2028 dhe Plani i Veprimit për Ndryshime Klimatike - 2019-2021.


Në faqen e kontaktit mund t'i gjeni të dhënat e zyrës për komunikim në kuadër të këtij divizioni.


Shkarko dokumentin: