Departamenti për inspektimin të mjedisit, natyrës, ujërave
Koordinon inspektimin sipas planit vjetor të Inspektoratit për lëmin e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës, ujërave, ndërtimit dhe planifikimit hapësinor sipas ligjeve në fuqi dhe shqipton masa adekuate konform gjendjes në terren; 1.2. Bën mbikëqyrje inspektuese në bazë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve në fushat e lartshënuara;
- Përcjell dhe plotëson data bazën e operatorëve, shqipton masa në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, si dhe evidenton inspektimet e kryera;
- Koordinon punën e inspektorëve të divizionit përkatës;
- Harton dhe plotëson data bazën lidhur me operatorët sipas lëmenjve përkatës;
- Merr pjesë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare që trajtojnë problematikat e Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës, Ujërave, Planifikimit dhe Ndërtimit;
- Koordinon punën me Departamentet e MMPH-së, lidhur me pranimin e komenteve dhe sugjerimeve lidhur me zbatimin e legjislacionit;
- Koordinon punët në fushat përkatëse me inspektoratet të nivelit komunal;
- Pranon ankesat dhe parashtesat nga asociacionet e ndryshme dhe qytetarët lidhur me lëmit përkatëse, dhe të njëjtat i shqyrton konform ligjeve në fuqi.
Udhëheqësi i Departamentit për Inspektim të Mjedisit, Natyrës Ujërave, Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor raporton tek Ministri ne aspektin operacional, ndërsa tek Sekretari i Përgjithshëm ne aspektin administrativ.
Në kuadër të këtij departamenti funksionojnë:
- Divizioni për Inspektim të Mbrojtjes së Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave;
- Divizioni për Inspektim të Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtim.
Shkarko dokumentin: