Departamenti për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave (DMMU)


Misioni: Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit si një pasuri e vlefshme për popullin e Kosovës. Mbrojtja e mjedisit nga efektet e dëmshme të ndotjes.

Vizioni: Një mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i mbrojtur mirë që mbështet një shoqëri dhe ekonomi të qëndrueshme.


Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave (DMMU-së) janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Monitoron dhe propozon masa për rehabilitimin dhe mbajtjen nën kontroll të zonave të nxehta;
  • Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit;
  • Ofron mbështetje, sipas nevojës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e burimeve natyrore dhe pjesëve përbërëse të tyre;
  • Trajton dokumentacionin e kërkesave për lejet mjedisore, ofron rekomandime mbi rregullsinë dhe përgatit Projekt lejet mjedisore.

Në kuadër të DMMU-së funksionojnë:

- Divizioni për Ujëra;
- Divizioni për Mbrojtje nga Ndotja Industriale;
- Divizioni për Mbeturina dhe Kimikate;
- Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës.



Në faqen e kontaktit mund t'i gjeni të dhënat e zyrës për komunikim në kuadër të DMMU-së.