DMMU - Divizioni për Ujëra
Detyrat dhe përgjegjësitë
Ne përputhje me nenin 21 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017, detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Ujëra janë:
- Propozon, harton dhe përcjell zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e resurseve ujore;
- Propozon dhe harton legjislacionin në fushën e resurseve ujore;
- Zhvillon dhe mirëmban sistemin informativ ujor;
- Përcjellë dhe mbështet përafrimin e legjislacionit kosovar në fushën e ujërave me ‘aqcuis communitaire’;
- Identifikon dhe propozon nevojat për investime dhe financim në fushën e resurseve ujore;
- Ofron mbështetje për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare për resurset ujore dhe implementimin e tyre;
- Bashkëpunon me ministritë dhe institucionet tjera me qëllim të koordinimit te zhvillimit dhe koordinimit të politikave ujore;
- Mbështet bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe bilateral në fushën e resurseve ujore;
- Përgatit instrumente ekonomike dhe korniza afatmesme të shpenzimeve për sektorin e ujërave.
Kuadri ligjor për ujërat përbëhet nga:
-
Legjislacioni primar:
- Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës GZRK Nr. 10/2013/29.04.2013.
-
Legjislacioni sekondar:
- Një (1) Rregullore e MMPH.
- Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
- Pesëmbëdhjetë (15) Udhëzime Administrative të MMPH-së.
-
Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
- Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-2036.
Në faqen e kontaktit mund t'i gjeni të dhënat e zyrës për komunikim në kuadër të këtij divizioni.
Shkarko dokumentin: