ARPL - Divizioni për Pagesat Ujore dhe Projekte
Detyrat dhe përgjegjësitë
Ne përputhje me nenin 23 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017, për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizioni për Pagesat Ujore dhe Projekte janë:
- Kryen punët administrativo-financiare në nivel të rajonit të pellgjeve lumore;
- Siguron mbledhjen e mjeteve financiare nga pagesat për shfrytëzimin e ujërave, shkarkimin e ujërave dhe për shfrytëzimin e inerteve;
- Përgatit procesin e përllogaritjes së pagesave ujore dhe ngarkimit të operatorëve bazuar në lejen ujore;
- Përgatit planin e të hyrave dhe shpenzimeve për rajonin e pellgjeve lumore;
- Përgatit analiza ekonomike lidhur me shfrytëzimin e resurseve ujore dhe inerteve në nivel të pellgut lumor;
- Shqyrton kërkesat në lidhje me ngarkimin dhe përllogaritjen sipas lejeve ujore;
- Bashkëpunon në procesin e zgjidhjes së ankesave dhe kërkesave;
- Identifikon, vlerëson dhe prioretizon projektet e veçanta duke u bazuar në strategjinë shtetërore për ujëra, planin e menaxhimit të pellgjeve lumore, programin e masave, planin për menaxhimin e rrezikut nga vërshimet etj;
- Përgatit projektet zbatuese për realizim;
- Mbikëqyr realizimin e projekteve;
- Kryen analiza të kost-benefitit dhe analiza të burimeve të financimit të projekteve;
- Mbikëqyrë sigurimin dhe alokimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve;
- Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore lidhur me identifikimin, vlerësimin dhe prioretizimin e projekteve dhe mbikëqyrjen e realizimit.
Kuadri ligjor për Pagesat Ujore dhe Projekte përbëhet nga:
-
Legjislacioni primar:
- Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës GZRK Nr. 10/2013/29.04.2013.
-
Legjislacioni sekondar:
- Një (1) Rregullore e MMPH.
- Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
- Shtatëmbëdhjetë (17) Udhëzime Administrative, prej tyre gjashtëmbëdhjetë (16) të MMPH-së dhe një (1) i QRK-së.
- Një (1) Rregullore e MMPH-së, Nr. 02/2016 për Mënyrën e Përcaktimit të Prurjes së Pranueshme Ekologjike.
- Tridhjetë e katër (34) Vendime të QRK-së, Për përcaktimin e zonave të mbrojtura Ujore dhe masat e tyre mbrojtëse të burimeve ujore që përdoren për pije.
-
Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
- Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-2036.
Në faqen e kontaktit mund t'i gjeni të dhënat e zyrës për komunikim në kuadër të këtij divizioni.
Shkarko dokumentin: