DMMU - Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës
Detyrat dhe përgjegjësitë
Në përputhje me nenin 11 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Mbrojtjen e Natyrës janë:
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në lëmin e mbrojtjes së natyrës;
- Monitoron implementimin e të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së natyrës;
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e mbrojtjes së natyrës;
- Vlerëson dhe ofron komente rreth projektligjeve dhe akteve nënligjore dhe koordinohet me departamentin ligjor për dizajnimin e legjislacionit për mbrojtjen e natyrës;
- Përgatit përgjigje dhe raporte me shkrim në kërkesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës, gjithashtu përgatit draftet teknike për lejet, certifikatat, licencat e parapara me legjislacionin në fuqi;
- Koordinon dhe udhëheqë aktivitet për shpalljen e zonave të mbrojtura të natyrës në bazë të studimit të hartuar nga institucionet profesionale;
- Bashkëpunon me institucionet relevante veprimtaria e të cilave lidhet me mbrojtjen e natyrës në nivel qendror dhe lokal.
Kuadri ligjor për Mbrojtjen e Natyrës përbëhet nga:
-
Legjislacioni primar:
- Ligji Nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës GZRK Nr. 85/09. 11. 2010.
- Ligji Nr. 04/L-86 për PK “Bjeshkët e Nemuna”GZRK Nr. 2/21.01.2013.
- Ligji Nr. 04/L-087 për PK “Sharri” GZRK Nr. 2/21.01.2013.
-
Legjislacioni sekondar:
- Dy (2) Rregullore: (Rregullore MMPH për rendin e brendshëm të parqeve kombëtare GZRK Nr. 46 / 08. 11. 2013, dhe Rregullore MMPH Nr. 23/2014 për Rendin e Brendshëm të Monumentit të Natyrës më Rëndësi të Veçantë "Shpella e Gadimes"/27. 11. 2014.
- Njëzetë e dy (22) Udhëzime Administrative, prej tyre Njëzetë e një (21) të MMPH-së; dhe një (1) i QRK-së.
- Tridhjetë e katër (34) Vendime: prej tyre dy (2) të Kuvendit të Kosovës, njëzetë e dy (22) të QRK-së, dhe 10 (dhjetë) Vendime të MMPH-së.
-
Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
- Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin 2011 - 2020, miratuar nga Kuvendi i Kosovës, 07. 10. 2011. e rishikuar me 31.05.2018.
- Plani i punës për përzgjedhjen e zonave NATURA 2000 me tregues për të dhënat e nevojshme, përgjegjësitë, afatet kohore dhe mjetet 25. 04. 2014.
Në faqen e kontaktit mund t'i gjeni të dhënat e zyrës për komunikim në kuadër të këtij divizioni.
Shkarko dokumentin: