ARPL - Divizioni për Planifikimin e Resurseve Ujore
Detyrat dhe përgjegjësitë
Ne përputhje me nenin 22 të Rregullores (QRK) Nr. 05/2017, për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MMPH, detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikimin e Resurseve Ujore janë:
- Menaxhon me inerte në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës;
- Përgatit planet për menaxhimin e pellgjeve lumore;
- Përgatit programin e masave;
- Përgatit planin për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe planin për menaxhimin e thatësisë në nivel te rajonit te pellgjeve lumore;
- Këshillon dhe përkrah administratën e pushtetit lokal në hartimin e planeve të veprimit për mbrojtje nga vërshimet;
- Merr pjese në procesin e harmonizimit të planit hapësinor të Kosovës, strategjive dhe planeve tjera sektoriale dhe harmonizimin e tyre me planin e pellgjeve lumore;
- Përgatit programet për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në kuadër të pellgjeve lumore;
- Bashkëpunon me institucionet tjera përgjegjëse për hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar për fushën e ujërave;
- Përgatit programe për ndërgjegjësim dhe siguron pjesëmarrjen e publikut në procesin e hartimit të dokumenteve dhe në debatet publike në pajtim me ligjin;
- Përgatit kornizat afatmesme të shpenzimeve përinvestime kapitale;
- Participon dhe kontribuon në përgatitjen e akteve relevante (memorandume, marrëveshje, etj.) në procesin e menaxhimit të ujërave ndërkufitare në kuadër të pellgjeve lumore;
- Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e zonave të mbrojtura ujore;
- Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e lejeve ujore;
- Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e ndotësve në nivel të pellgut lumor;
- Përgatit, mban dhe azhurnon regjistrin e objekteve dhe pajisjeve ujore në nivel pellgu;
- Përgatit, mban dhe azhurnon kadastrin ujor dhe protokollin ujor;
- Bashkëpunon me divizionet tjera të autoritetit rajonal të pellgjeve lumore lidhur me mbarëvajtjen e punës.
Kuadri ligjor për Planifikimin e Resurseve Ujore përbëhet nga:
-
Legjislacioni primar:
- Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës GZRK Nr. 10/2013/29.04.2013.
-
Legjislacioni sekondar:
- Një (1) Rregullore e MMPH.
- Një (1) Udhëzim Administrativ i QRK.
- Shtatëmbëdhjetë (17) Udhëzime Administrative, prej tyre gjashtëmbëdhjetë (16) të MMPH-së dhe një (1) i QRK-së.
- Një (1) Rregullore e MMPH-së, Nr. 02/2016 për Mënyrën e Përcaktimit të Prurjes së Pranueshme Ekologjike.
- Tridhjetë e katër (34) Vendime të QRK-së, Për përcaktimin e zonave të mbrojtura Ujore dhe masat e tyre mbrojtëse të burimeve ujore që përdoren për pije.
-
Dokumentet Strategjike dhe Planet e Veprimit:
- Strategjia Shtetërore e Ujërave 2017-2036.
Në faqen e kontaktit mund t'i gjeni të dhënat e zyrës për komunikim në kuadër të këtij divizioni.
Shkarko dokumentin: